Ministri Salla: Forcim kontrolleve në tregun e produkteve blegtorale dhe rritje e gjurmueshmërisë

Ministri Salla: Forcim kontrolleve në tregun e produkteve blegtorale dhe rritje e gjurmueshmërisë

Forcimi i kontrolleve në tregun e produkteve blegtorale, rritja e gjurmueshmërisë dhe mbështetja për fermerët ishin në fokus të takimit të sotëm të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla me përfaqësues të Shoqatës së Blegtorëve. Gjatë takimit, ministri Salla bëri të ditur se diskutimet u përqendruan në sfidat me të cilat përballet sektori i blegtorisë, si dhe në masat për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe laboratorike, rritjen e transparencës dhe garantimin e gjurmueshmërisë së produkteve. Ministrja Salla theksoi rëndësinë e përmirësimit të mekanizmave të kontrollit dhe mbikëqyrjes së tregut, me synim adresimin e problematikave të sektorit, mbrojtjen e konsumatorit dhe krijimin e kushteve për një zhvillim të qëndrueshëm të blegtorisë. Në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Autoritetin...