VIDEO/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve përpara Kryeministrisë, disa të shoqëruar

VIDEO/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve përpara Kryeministrisë, disa të shoqëruar

Tensione janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një grup qytetarësh janë mbledhur në protestën e 170-të radhazi, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike 36-vjeçare. Situata është tensionuar pas ndërhyrjes së policisë, e cila u ka kërkoi protestuesve të zhvendoseshin nga zona ku ishin grumbulluar sepse bllokonin rrugën. Fillimisht, qytetarët kanë kundërshtuar urdhrin e efektivëve, por më pas janë detyruar të lëvizin pas ndërhyrjes së uniformave blu. Policia i ka paralajmëruar protestuesit se bllokimi i rrugëve do të shoqërohet me masa administrative. Ndërkohë, në zonë është vendosur një numër i konsiderueshëm efektivësh policie, të cilët kanë krijuar një kordon sigurie dhe nuk lejojnë qytetarët të qëndrojnë përballë godinës së Kryeministrisë. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije...