Skema që dështoi në Britani? 5 vende të BE-së bien dakord për ngritjen e një qendre emigrantësh në Ruanda

Skema që dështoi në Britani? 5 vende të BE-së bien dakord për ngritjen e një qendre emigrantësh në Ruanda

foto ilustruese EVROPË- Një grup vendesh evropiane njoftuan të hënën se synojnë të krijojnë një "qendër kthimi" në Ruandë. Konkretisht, 5 vende të Bashkimit Evropian, Gjermania, Danimarka, Austria, Greqia dhe Holanda, kanë arritur një marrëveshje për krijimin e një qendre deportimi emigrantësh në Ruandë, ku azilkërkuesit e refuzuar mund të dërgohen nga viti i ardhshëm, një veprim që ata shpresojnë se do të dekurajojë gjithashtu më shumë njerëz që të vijnë. Bashkimi Evropian ka punuar për vite me radhë për të shtrënguar rregullat e migracionit, për të ulur numrin e azilkërkuesve që vijnë në bllokun 27-vendesh dhe për të rritur deportimet e migrantëve që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë. Dërgimi i njerëzve në qendra jashtë Evropës është shfaqur si një pikë qendrore e kësaj përpjekjeje....