Masakër e përgjakshme në Afrikën e Jugut, ekzekutohen me armë zjarri 17 persona!
Të paktën 17 persona kanë humbur jetën në dy sulme të përgjakshme me armë zjarri në Afrikën e Jugut, në dy zona të ndryshme të vendit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjeve, ndërsa autorët dhe motivet mbeten ende të paqarta. Ngjarja e parë u regjistrua në vendbanimin informal Jeffsville, në zonën e Atteridgeville, pranë kryeqytetit administrativ Pretoria. Nëntë persona, gjashtë burra dhe tri gra, u gjetën të vrarë me armë zjarri brenda një kasolleje. Sulmi dyshohet se ndodhi të dielën në mbrëmje, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se deri më tani nuk ka persona të arrestuar. Rasti i dytë u regjistrua në Sweetwaters, pranë qytetit Pietermaritzburg, në provincën KwaZulu-Natal. Tetë burra u gjetën të pajetë brenda një automjeti të mbushur me shenja plumbash....
Burimi:
javanews.al