“Merrni masa sa më shpejt”- Ekspertët japin alarmin, Ukraina rrezikohet nga një “Çernobil” i dytë!
Rreziku i një aksidenti bërthamor në Ukrainë po rritet shumë javët e fundit. Kështu kanë bërë me dije rregullatorët e sigurisë bërthamore që përfaqësojnë 38 vende, duke i kërkuar Rusisë të ndalojë sulmet e saj ndaj infrastrukturës energjetike të vendit. Moska ka shtuar sulmet me dronë dhe raketa ndaj instalimeve energjetike të Ukrainës, të tilla si termocentrale, linja elektrike dhe nënstacione elektrike, një sistem tashmë i dobësuar pas gati pesë vitesh konflikti. “Rreziku për të cilin kemi një shqetësim të thellë është rreziku i një aksidenti bërthamor në Ukrainë për shkak të sulmit të shtuar rus ndaj sistemit energjetik. Së bashku ne shprehim shqetësimin tonë të thellë për rreziqet në rritje për sigurinë bërthamore që rrjedhin nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës dhe sulmet e...
Burimi:
javanews.al