NATO anulon samitin në Tiranë, Rutte: Do të mblidhemi kur të jetë e nevojshme

NATO anulon samitin në Tiranë, Rutte: Do të mblidhemi kur të jetë e nevojshme

Mark Rutte dhe Edi Rama Samiti i liderëve të NATO- s që ishte planifikuar të zhvillohej vitin e ardhshëm në Tiranë është anuluar. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia amerikane Associated Press në një kohë kur brenda Aleancës janë thelluar mosmarrëveshjet për çështje të rëndësishme të sigurisë ndërkombëtare.  Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte e minimizoi rëndësinë e këtij vendimi duke deklaruar se Aleanca është 'fleksibile' për organizimin e samiteve dhe se liderët e 32 vendeve anëtare do të mblidhen "kur të jetë e nevojshme". Ndryshimet në organizimin e takimeve po prekin edhe nivelin ministror. Sipas mediave ndërkombëtare NATO po redukton gjithashtu takimet e ministrave përfshirë atë të Mbrojtjes që tradicionalisht zhvillohej çdo tetor./ZËRI