Rama zhvillon takimin e radhës në Bruksel, pritet nga presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa

Rama zhvillon takimin e radhës në Bruksel, pritet nga presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa

edi rama & antonio costa BRUKSEL- Kryeministri  i vendit Edi Rama ka zhvilluar një takim me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Bruksel. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka bërë të ditur takimin me kreun e Këshillit Evropian, ndërsa më pas dy zyrtarët janë ulur në një tryezë bisedimesh. Në takim kanë marrë pjesë edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha si dhe ministrja e Shtetit për Administratën Publike Adea Pirdeni. ./ZËRI