Dyshimet për autorësinë e sulmeve kibernetike në Francë, BE-ja përgatit sanksione të reja ndaj Iranit!
Bashkimi Evropian po shqyrton vendosjen e sanksioneve të reja kundër Teheranit pas sulmeve të dyshuara kibernetike që kanë goditur objektiva në Francë. Lajmi u bë i ditur të hënën në Bruksel nga Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, gjatë një deklarate për gazetarët pas takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare. Sipas Kallas, blloku evropian po e konsideron seriozisht këtë hap ndëshkues, pasi operacioni i dyshuar kibernetik në territorin francez dëshmon qartë se vendet evropiane nuk janë jashtë rrezes së veprimit të Iranit. Ajo theksoi se këto sulme tregojnë aftësinë e Teheranit për të goditur objektiva brenda Evropës, duke e bërë të domosdoshme një përgjigje të bashkuar dhe të fortë nga ana e Bashkimit Evropian. Deklarata e saj vjen menjëherë pasi...
Burimi:
javanews.al