Moti i keq/ Stuhi ere dhe shiu në Fier, vështirësi në qarkullim dhe rrugë të mbuluara nga uji i rrëmbyeshëm! (VIDEO)
Një stuhi e papritur ere dhe reshjesh shiu ka përfshirë qytetin e Fierit brenda pak minutash, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor. Si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve, në rrugët e brendshme janë krijuar vështirësi nga ujërat e rrëmbyeshëm. Kushtet e motit kanë sjellë ndryshim të menjëhershëm të pamjes urbane. Në rrugët e boshatisura nga këmbësorët, vihet re prania e automjeteve, të cilat qarkullojnë me vështirësi për shkak të pranisë së sasive të mëdha të ujit në akset rrugore.
Burimi:
javanews.al