“U gëzova”, mamaja e Cristiano Ronaldo nuk kursehet aspak pas humbjes së Portugalisë

“U gëzova”, mamaja e Cristiano Ronaldo nuk kursehet aspak pas humbjes së Portugalisë

16 Nëntor 2026 21:22 Telesport Humbja e fundit e Portugalisë, 1-4 ndaj Danimarkës, në Ligën A, në Ligën e Kombeve, ka shkaktuar shumë zhurmë te luzitanët. Ndërsa humbja në shtëpi shkaktoi shqetësim të gjerë te tifozët, nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, mbajti një qëndrim shumë më konfrontues, duke lënë të kuptohet se skuadra mori pikërisht atë që meritonte. Pakënaqësia e saj duket se buron nga mënyra se si i biri e mbylli karrierën në ekipin kombëtar, komplet jashtë pritshmërive, pas gjithë asaj përplasjeje që ndodhi me trajnerin Jorge Jesus në grumbullimin e parë gjatë fundit të shtatorit dhe fillimit të tetorit. Gjatë një aktiviteti në klubin Sporting Lisbon, Aveiro nuk e fshehu kënaqësinë e saj kur pa ekipin kombëtar të vuante në fushë. “Humbja...