Sanksionet e BE-së ndaj gazetarit irlandez, reagon Rama: Klloun i paguar nga Rusia
edi rama Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi ndaj gazetarit irlandez Chay Bowes, i cili është përfshirë në listën e sanksioneve të Bashkimit Evropian. Përmes një postimi në platformën “X”, kreu i qeverisë e ka cilësuar atë si një “klloun të propagandës ruse' duke pretenduar se paguhet nga Moska. Në reagimin e tij, Rama ka lidhur qëndrimet kritike të gazetarit ndaj Shqipërisë me rrugëtimin e vendit drejt anëtarësimit në BE duke ironizuar komentet e tij për zhvillimet politike në Tiranë. “Dhe një klloun i propagandës ruse që u sanksionua nga Bashkimi Evropian sot pikërisht sepse ishte një klloun i paguar nga Rusia. Por pse Shqipëria? Sepse Shqipëria shkoi shumë larg me ngritjen e saj dhe afrimin e saj të shpejtë drejt qëllimit historik: Anëtarësimit...
Burimi:
zeri.ai