Bisedimet për paqen, Zelensky njofton takimin në Berlin: SHBA dhe Evropa pjesë e diskutimeve të përbashkëta

Bisedimet për paqen, Zelensky njofton takimin në Berlin: SHBA dhe Evropa pjesë e diskutimeve të përbashkëta

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se negociatat për përfundimin e luftës me Rusinë kanë vijuar edhe këtë të hënë, në nivel ekipesh mes Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane. Në një videomesazh, ai u shpreh se procesi diplomatik po vijon aktivisht dhe se pala ukrainase po punon në mënyrë konstruktive për të arritur një përfundim dinjitoz të luftës, të shoqëruar me garanci sigurie për vendin. “Sot u zhvillua një tjetër bisedë në kuadër të grupit negociator, në nivel ekipesh, mes Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. Proceset diplomatike po vijojnë në mënyrë aktive dhe shpresojmë që të mos jenë të kota. Ekipi ynë po punon në mënyrën më konstruktive të mundshme. Na nevojitet një përfundim dinjitoz i luftës dhe garanci sigurie...