Eksperti mjeko-ligjor: Sipas asaj që pashë në dosje, besoj se Epstein e mbytën dhe më pas e varën

Eksperti mjeko-ligjor: Sipas asaj që pashë në dosje, besoj se Epstein e mbytën dhe më pas e varën

Një ekspert mjeko-ligjor ka deklaruar se, sipas tij, vdekja në burg e pedofilit Jeffery Epstein ishte pasojë e një vrasjeje, e jo e vetëvrasjes. Në një prononcim për emisionin “Newsnight” të BBC-së, profesori Michael Freeman u shpreh se, pasi shqyrtoi dosjen e mjekut ligjor të qytetit të Nju Jorkut, ai beson se Epstein është mbytur, me shumë gjasa nga pas. Mjeku ligjor që kreu autopsinë arriti në përfundimin, në vitin 2019, se dëmtimet e Epstein-it përputheshin me një vetëvrasje dhe se nuk kishte asnjë shenjë të plagëve mbrojtëse, të cilat do të priteshin nëse vdekja e tij do të ishte vrasje. Epstein u gjet i vdekur në burg, në Nju Jork, më 10 gusht 2019, ndërsa priste gjyqin për akuza që lidheshin me trafikimin seksual....