Kumbaro takon prindër të fëmijëve me aftësi ndryshe: Mbështetje e personalizuar me një mësues për çdo fëmijë!

Kumbaro takon prindër të fëmijëve me aftësi ndryshe: Mbështetje e personalizuar me një mësues për çdo fëmijë!

Arsimi gjithëpërfshirës dhe mbështetja për fëmijët me aftësi ndryshe ishin në fokus të një takimi të ministres së Arsimit Mirela Kumbaro me prindërit, ku u diskutuan hapur sfidat me të cilat përballen fëmijët dhe familjet e tyre në përditshmërinë shkollore, shërbimet mbështetëse, roli i mësuesit ndihmës dhe nevoja për përmirësimin e cilësisë së gjithëpërfshirjes në institucionet arsimore. Ministrja theksoi se një nga angazhimet e rëndësishme të prezantuara në këtë drejtim lidhet me buxhetin e ri, përmes të cilit parashikohet kalimi nga raporti prej një mësuesi ndihmës për katër e më pas për dy fëmijë, drejt një mësuesi ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe. “Besoj se arsimi gjithëpërfshirës nuk ndërtohet vetëm përmes politikave dhe udhëzimeve, por mbi të gjitha përmes dëgjimit, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të...