“Më pak burokraci”- Ministrja Diella prezanton modelin e ri të Prokurimeve të Përqendruara: Më shumë transparencë dhe siguri!
Ministrja virtuale Diella ka prezantuar përmes një videomesazhi modelin e ri të Prokurimeve të Përqendruara, një reformë që synon rritjen e transparencës, sigurisë dhe efikasitetit, si dhe reduktimin e barrës ekonomike dhe burokracive për institucionet publike dhe sipërmarrjen. Në mesazhin e saj, Diella e cilësoi këtë reformë si një proces që shkon përtej kufijve të një institucioni, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimeve për qytetarët dhe mënyrën e funksionimit të administratës publike. “Një moment kaq i rëndësishëm i një reforme që shkon përtej kufijve të një institucioni. Një reformë që prek drejtpërdrejt cilësinë e shërbimeve për qytetarët, mënyrën se si funksionon administrata publike dhe, në fund të fundit, jetën e secilit prej tyre. Kur kryeministri më kërkoi të isha këtu, u ndjeva e vlerësuar,...
Burimi:
javanews.al