82-Vjetori i Çlirimit të Tiranës, ministri Demo: Përgjegjësia jonë është të kujdesemi për qytetin dhe banorët e tij!
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, në 82-vjetorin e Çlirimit të Tiranës, theksoi se nderimi për sakrificën e dëshmorëve duhet të shprehet edhe përmes punës së përditshme për qytetin, kujdesit ndaj banorëve dhe zgjidhjes së problemeve të tyre. Demo nderoi sot dëshmorët dhe të gjithë ata që luftuan për lirinë e kryeqytetit, së bashku me zëvendëskryeministren Albana Koçiu, nënkryetaren e Kuvendit Evis Kushi, kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ministra, prefektin e Tiranës, personalitete të shquara të qytetit dhe përfaqësues të veteranëve e familjeve të dëshmorëve. “Ata na lanë një qytet të lirë. Ne kemi përgjegjësinë të kujdesemi për të”, theksoi ministri në mesazhin e tij. Demo nënvizoi se kjo përgjegjësi kërkon që institucionet të jenë pranë qytetarëve, të dëgjojnë shqetësimet...
Burimi:
javanews.al