Homazhe në Fier për Shefin e Krimeve në Vlorë, Ermal Lulaj, flet Hita: Humbëm kolegun dhe vëllain tonë!

Homazhe në Fier për Shefin e Krimeve në Vlorë, Ermal Lulaj, flet Hita: Humbëm kolegun dhe vëllain tonë!

Ceremoni nderimi dhe homazhe janë zhvilluar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier për efektivin Ermal Lulaj, shefin e Krimeve në Vlorë, i cili humbi jetën mbrëmjen e kaluar në një aksident tragjik në autostradën Fier-Vlorë, pranë Novoselës. Automjeti tip “Toyota”, me të cilin udhëtonte efektivi, u përplas me një skrep që ndodhej në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, Lulaj humbi jetën. Homazhet në nderim të tij u zhvilluan nga ora 11:00 deri në 12:00, ku të pranishëm ishin familjarë, të afërm, kolegë dhe drejtues të policive. Në ceremoni mori pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Në një prononcim për mediat, Hita e cilësoi humbjen e efektivit si një ditë të dhimbshme për familjen, kolegët dhe gjithë strukturat e...