Hita në ceremoninë mortore të shefit të Krimeve në Vlorë: Fëmijët e tij nuk do të jenë vetëm

Hita në ceremoninë mortore të shefit të Krimeve në Vlorë: Fëmijët e tij nuk do të jenë vetëm

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, mori pjesë në ceremoninë mortore të shefit të Krimeve në Vlorë, Ermal Lulaj, i cili humbi jetën mbrëmjen e së hënës në një aksident pranë Novoselës. Gjatë ceremonisë në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku u soll trupi i pajetë i efektivit, Hita shprehu ngushëllimet për familjen dhe kolegët, duke theksuar se tre fëmijët e Lulajt do të kenë mbështetjen e Policisë së Shtetit. “Ditë shumë e dhimbshme për ne, për familjen dhe për ata të cilët e kanë njohur. Unë e kam njohur që në fillimet e karrierës së tij. Ndjej një keqardhje të madhe për mënyrën se si u largua kaq shpejt. U largua babai i tre fëmijëve, bir i një familje shumë të...