Rrugorja në aksion, arreston 9 shoferë dhe vendos 4384 gjoba! Drejtuesi i autobusit në Tiranë kapet në gjendje të dehur

Rrugorja në aksion, arreston 9 shoferë dhe vendos 4384 gjoba! Drejtuesi i autobusit në Tiranë kapet në gjendje të dehur

Ky është momenti ku shoferi i një autobusi linje urbane në Tiranë konstatohet nga policia nën efektin e alkoolit me masën 0.19 mg/l. Uniformat blu e kanë gjobitur drejtuesin e autobusit me pezullim patente për tre muaj, heqje 8 pikë nga leja e drejtimit si dhe me gjobë 15 mijë lëkë. Gjatë aksionit në rrugët e Tiranës policia arrestoi edhe një person i cili po kryente manovra të rrezikshme me motomjetin që drejtonte pa leje dhe në efektin e lëndëve narkotike, në sheshin “Skënderbej”, gjatë kohës që po zhvillohej “Wizz Air Tirana Marathon”. Si rezultat i monitorimit akseve kryesore gjatë ditët e fundit, Policia Rrugore e Tiranës arrestoi 9 shtetas procedoi penalisht 21 të tjerë. 9 të arrestuarit e tjerë dhe 21 të proceduarit drejtonin...