Greqia paralizohet nga greva 24 orëshe, mijëra punonjës në protestë kundër rritjes së kostos së jetesës
Greqia është përfshirë këtë të mërkurë nga një grevë e përgjithshme 24 orëshe, ku mijëra punonjës të sektorit publik dhe privat kanë ndërprerë punën për të protestuar kundër rritjes së çmimeve, pagave të ulëta dhe kushteve të vështira të punës. Greva është organizuar nga sindikata e nëpunësve të administratës publike, ADEDY, ndërsa në të janë bashkuar dhjetëra organizata sindikaliste, federata, punonjës të sektorit privat, studentë, pensionistë dhe fermerë. Protesta zhvillohen në më shumë se 65 qytete të vendit, përfshirë Athinën dhe Selanikun. Në thirrjen e saj për protestë, ADEDY thekson se punonjësit nuk pranojnë rritjen e vazhdueshme të çmimeve, pagat e pandryshuara, varfërinë energjetike dhe gjendjen e shëndetësisë dhe arsimit publik. Greva ka shkaktuar ndërprerje dhe vështirësi në disa sektorë jetikë. Transporti publik, shkollat, spitalet...
Burimi:
javanews.al