Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, në fokus integrimi evropian dhe reformat
Liderët e Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen sot, më 25 nëntor, në Bruksel, në kuadër të samitit BE–Ballkani Perëndimor, ku në fokus do të jenë procesi i integrimit evropian, reformat dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal. Sipas Këshillit Evropian, samiti synon të riafirmojë rëndësinë strategjike të marrëdhënieve mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të rajonit, si dhe angazhimin e BE-së për perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në bllokun evropian. Bashkimin Evropian në këtë takim do ta përfaqësojnë presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Costa ka theksuar se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor mbetet një prioritet për Bashkimin Evropian, duke e cilësuar zgjerimin si një investim të rëndësishëm gjeopolitik, veçanërisht në...
Burimi:
javanews.al