Mbappé kapërcen një tjetër legjendë të Real Madridit dhe i vë syrin “viktimës” së radhës
25 Nëntor 2026 7:50 Alfred Lleshi Kylian Mbappé vazhdon të thyejë rekorde te Real Madridi. Me dopietën e shënuar ndaj PSV-së në “Santiago Bernabéu”, sulmuesi francez arriti në kuotën e 105 golave me fanellën madrilene, duke kaluar Ronaldo Nazário, i cili realizoi 104 gola gjatë periudhës së tij në Madrid. “Fenomeni” tashmë ka një pasardhës në historinë e golashënuesve të klubit. Ky rekord merr edhe më shumë vlerë për kohën e shkurtër në të cilën është arritur. Mbappé u transferua në Madrid në verën e vitit 2024, ndërsa Ronaldos iu deshën pesë sezone (2002-2007) për të shënuar 104 gola. Francezi ka realizuar 19 gola në 18 ndeshje këtë sezon, si dhe ka dhënë 5 asistime. Në Champions ka shënuar në të gjitha ndeshjet; 6 gola...
Burimi:
telesport.al