Tirana mirëpret konferencën e dytë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Do të mblidhen mbi 600 investitorë

Tirana mirëpret konferencën e dytë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Do të mblidhen mbi 600 investitorë

pamje nga organizimi ku do te zhvillohet aktiviteti TIRANË- Më 25 dhe 26 nëntor, Tirana mirëpret edicionin e dytë të Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor (EU–ëB6 Investment Forum). Aktiviteti do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, ndërsa kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet e tij sociale pamje nga përgatitjet dhe organizimi në Tiranë i Konferencës së Dytë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor. Sipas mesazhit të Ramës, përgjatë dy ditëve, kryeqyteti shqiptarë do të mbledhë mbi 600 investitorë, figura të shquara të politikës europian dhe ekonomistë. “MIRËMËNGJES dhe me Tiranën, e cila mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, ku mblidhen mbi 600 investitorë, nga Europa e rajoni, si edhe disa figura të shquara të politikës europiane dhe ekonomistë të mirënjohur po ashtu, ju uroj...