Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat! Serbia ‘jashtë tryezës’

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat! Serbia ‘jashtë tryezës’

samiti ne bruksel BRUKSEL- Sot në Bruksel do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor. Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen me krerët e qeverive dhe shteteve të 27 vendeve anëtare të BE-së. Ta pranishëm do të jenë Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ndërkohë, zyrtarë të lartë të BE-së, të përfshirë në përgatitjet për samitin kanë bërë të ditur se Serbia nuk do të jetë e pranishme. Ushtruesi i detyrës së presidentit të Serbisë dhe kryetari i Kuvendit, Aleksandar Çupiç, nuk do të marrë pjesë në këtë takim, ndërsa zyrtarët e BE-së vlerësuan se mungesa e Çupiçit është e kuptueshme, duke pasur parasysh tranzicionin politik në Beograd. Ky është samiti i dytë që mbahet në Bruksel...