Beteja ligjore e Haaland kundër një elektricisti polak; në lojë është vetë mbiemri i tij

Beteja ligjore e Haaland kundër një elektricisti polak; në lojë është vetë mbiemri i tij

Erling Haaland, sulmuesi milioner i Manchester City, është përfshirë në betejë ligjore me një elektricist polak. Futbollisti kërkon të ndalojë Michael Was, një elektricist polak që jeton në Norvegji, të regjistrojë mbiemrin “Haaland” si markë tregtare në Bashkimin Europian. Konflikti nisi në vitin 2023, kur Haaland tentoi të regjistronte emrin e tij për të krijuar një markë personale. Atëherë zbuloi se Was e kishte regjistruar më parë “Haaland” në 16 kategori produktesh, nga artikujt sportivë, pijet energjike dhe suplementet proteinike, deri te të brendshmet për femra, kosi dhe lodrat. Avokatët e futbollistit e akuzuan polakun pranë EUIPO-s (Zyrës së Pronësisë Intelektuale të BE-së) për veprim në keqbesim dhe përpjekje për të përfituar nga fama ndërkombëtare e lojtarit. Was u mbrojt duke pretenduar se emri ishte një...