Mourinho: Dhoma jonë e zhveshjes është si Las Vegas, ajo që ndodh në Las Vegas, mbetet në Las Vegas

Mourinho: Dhoma jonë e zhveshjes është si Las Vegas, ajo që ndodh në Las Vegas, mbetet në Las Vegas

José Mourinho vlerësoi paraqitjen e Real Madridit në pjesën e dytë kundër PSV-së, ndikimin e zëvendësimeve dhe kontributin e Bellingham. Ai nuk pranoi të zbulonte bisedën e zhvilluar në pushim: “Dhoma e zhveshjes është si Las Vegas, ajo që ndodh në Las Vegas, mbetet në Las Vegas. Kemi folur, jemi miq dhe kemi biseduar”. Për Jude Bellingham: “Ka zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme, e ndryshoi lojën dhe shënoi një gol fantastik. Ndoshta gabova kur mendova se mund të fitonim pa të. Desha ta ruaja sa më shumë, por kam një stol të jashtëzakonshëm dhe prania e tij aty ishte vendimtare. Për mua, ai është mesfushori më i mirë në botë. Mund të luajë si numër 10 apo 8. Skandali i vërtetë ishte që nuk u...