Spiropali sfidon hapur Ramën: Do e rrëzoj si kryetar partie!
Elisa Spiropali ka sfiduar hapur kryeministrin Edi Rama, duke kërkuar hapjen e garës për kryetarin e Partisë Socialiste, pas 17 vitesh drejtimi të kësaj force politike nga Rama. Në një deklaratë për mediat, Spiropali u shpreh se është e bindur për vullnetin e saj politik dhe për mbështetjen që gëzon te socialistët. Ajo kërkoi që në Partinë Socialiste të hapet gara, duke theksuar se askush nuk është i pazëvendësueshëm dhe se nuk mund të ketë kryetar të përjetshëm. “Nuk e di a më do apo s’më do Edi Rama! Di vullnetin tim. Di që më duan socialistët, se kam bërë beteja për ta që s’i ka bërë kush tjetër. Kam bërë beteja shumë të vështira, jo vetëm në Kuvend përballë opozitës. Jam e majtë, progresiste...
Burimi:
gijotina.com