Bllokohen 54 ton mish pule nga Brazili, certifikatat nuk përputheshin me të dhënat në sistem
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar dy ngarkesa me 54 ton mish pule me origjinë nga Brazili dhe ka refuzuar 25 ton produkte gruri në Pikën e Inspektimit Kufitar në Morinë, gjatë kontrolleve të muajit nëntor. Sipas AKU-së, dy ngarkesat me mish pule, të importuara nga kompania ZICO sh.a., janë bllokuar në Pikën Kufitare të Durrësit, pasi të dhënat e certifikatave shoqëruese nuk përputheshin me ato të regjistruara në sistem. Ndërkohë, në Pikën Kufitare Morinë është refuzuar një ngarkesë me 7 ton miell gruri dhe 18 ton “Hime Gruri”, të importuara nga subjekti “Mirela Bërdufi”. Në njoftim thuhet se shkak për refuzimin është bërë mungesa e dokumentacionit shoqërues, mungesa e numrit LOT, problemet me datat e prodhimit dhe skadencës, si dhe mospërputhjet në të...
Burimi:
gijotina.com