Vrasja e Santiago Malkos/ Apeli ndryshon vendimin e Shkallës së Parë, dënon me 28 vite burg Erlis Dukën
Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin e Shkallës së Parë për Erlis Dukën, duke e dënuar me 28 vite burg për vrasjen e ish-efektivit të Policisë, Santiago Malko. Në vendimin e mëparshëm, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë e kishte shpallur të pafajshëm Erlis Dukën, por pas shqyrtimit të çështjes në Apel, trupa gjykuese ka vendosur ta shpallë fajtor dhe ta dënojë me 28 vite heqje lirie. Dosja lidhet me një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të viteve të fundit, ekzekutimin e Santiago Malkos, i vrarë rreth shtatë vite më parë. Për këtë ngjarje, Gjykata e Posaçme kishte dhënë gjithsej 130 vite burg për pesë të pandehur. Leonard Duka, i cilësuar nga prokuroria si porositës dhe organizator i vrasjes, u dënua...
Burimi:
gijotina.com