Ambasadori i SHBA në takimin me kreun e SPAK: Luftë karteleve dhe korrupsionit. Trajnime për provat dixhitale
Ambasadori i SHBA, Eric Wendt ka zbardhur takimin e zhvilluar një ditë më parë, 24 Nëntor, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) me kreun e saj, Klodian Braho dhe drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Joni Keta. Në një reagim në rrjete sociale, ambasada ka ndarë fjalën e Wendt, i cili thekson se SHBA ofron trajnim të administratuar nga Departamenti i Drejtësisë për të përdorur provat dixhitale në hetime me qëllim luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit. Ambasada thekson se, SHBA dhe Shqipëria, përmes punës së përbashkët, po luftojnë organizatat kriminale ndërkombëtare, por gjithashtu po krijojnë kushte të barabarta konkurrimi për bizneset amerikane. “Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë krenohet që ofron trajnim të administruar nga Departamenti i Drejtësisë...
Burimi:
syri.net