“Ndiqni paratë”, zbardhen diskutimet e Wendt me Brahon e Ketën, në fokus tenderat dhe trafiku i drogës
Ambasada Amerikane në Shqipëri ka zbardhur diskutimet mes ambasadorit të SHBA Eric Wendt, kreut të SPAK-ut Klodian Braho dhe drejtuesit të BKH-së Joni Keta. Në fokus të takimit kanë qenë lufta ndaj rrjeteve kriminale të trafikut të drogës dhe rëndësia e tenderave të drejtë dhe konkurrencës së barabartë. Wendt ka theksuar se bizneset amerikane duan të investojnë në Shqipëri, por kërkojnë besim te respektimi i kontratave, tenderët të jenë të drejtë, dhe askush të mos jetë mbi ligjin. “Kompanitë amerikane dëshirojnë të investojnë në Shqipëri, në sektorët e energjisë, infrastrukturës, turizmit dhe teknologjisë. Bizneset amerikane do të vijnë kur të kenë besim se kontratat respektohen, tenderët janë të drejtë dhe sistemi i drejtësisë garanton zbatimin e barabartë dhe të paanshëm të ligjit për të gjithë....
Burimi:
javanews.al