Eksperti gjerman: Qeveria e re serbe duhet të shmangë ecjen në gjurmët serbomëdha të Vuçiçit!
BE-ja ka bërë shumë gabime në 35 vitet e fundit, shkruan Alexander Rhotert në një editorial në gazetën e Berlinit “Tageszeitung”. Komisioni Evropian injoroi sinjalet paralajmëruese kur paraushtarakët besnikë të Aleksandaar Vuçiqit përhapën terror në Kosovë në vitin 2023 dhe ai vuri në lëvizje ushtrinë e tij, e cila – edhe një herë – u ndal vetëm nga SHBA-ja. Qeveria e re e Listës Studentore, sipas Alexander Rhotert, ndodhet përballë një detyre të madhe: shkatërrimi disavjeçar i demokracisë nga regjimi i Vuçiqit duhet të zhbëhet. Prej 40 vitesh Ballkani Perëndimor mbahet në gjendje krize nga ambiciet serbomëdha. Luftërat agresore të Slobodan Millosheviqit në vitet nëntëdhjetë u kushtuan me jetë mbi 140’000 njerëzve; mbi katër milionë njerëz humbën atdheun e tyre, shkruan eksperti gjerman Alexander Rhotert...
Burimi:
javanews.al