Shpërthim i azidit të plumbit në Iowa, ushtria amerikane evakuon banorët

Shpërthim i azidit të plumbit në Iowa, ushtria amerikane evakuon banorët

Ushtria amerikane planifikon të shpërthejë me kontroll rreth 5 tonë azid plumbi të vjetruar në fabrikën e municioneve të Ushtrisë në Iowa, të mërkurën në orën 9 të mëngjesit sipas kohës lokale (1500 GMT). Sipas ushtrisë, kimikati shpërthyes është bërë tepër i paqëndrueshëm për t'u ruajtur, ndërsa shpërthimi do të asgjësojë të gjithë rezervën e vendit të këtij materiali. Operacioni do të zhvillohet në fabrikën e municioneve në Middletown, Iowa, dhe ushtria e quan shpërthimin e kontrolluar mënyrën më të sigurt për t'u marrë me kimikatin që ka nisur të kristalizohet në depo. Banorëve të një qyteti të vogël dhe të zonave përreth u është kërkuar të largohen, si masë paraprake. Ushtria ka njoftuar se materiali u zhvendos në Iowa për ruajtje nga baza të...