Aksident në aksin Lezhë-Milot, përplasen 3 automjete, plagosen 3 persona, mes tyre një i mitur

Aksident në aksin Lezhë-Milot, përplasen 3 automjete, plagosen 3 persona, mes tyre një i mitur

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë-Milot, pranë Ishull-Lezhës, ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre edhe një i mitur. Të tre të lënduarit janë transportuar drejt urgjencës së Spitalit Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Njoftimi: Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 13:05, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, automjeti me drejtues shtetasin Sh. K., 36 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. B., 34 vjeçe, dhe më pas me automjetin me drejtues shtetasin B. T., 39 vjeç. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi Sh. K., si dhe dy pasagjerët që...