Në 10 muaj, 11.5 milionë turistë / INSTAT: Tetori frenon turizmin. Bien me 12.5% hyrjet e të huajve në vend

Në 10 muaj, 11.5 milionë turistë / INSTAT: Tetori frenon turizmin. Bien me 12.5% hyrjet e të huajve në vend

Lëvizjet kufitare dhe turizmi në vend kanë pësuar një frenim të ndjeshëm gjatë muajit tetor. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në territorin e Shqipërisë kanë hyrë në total mbi 1 milion e 457 mijë qytetarë shqiptarë dhe të huaj, shifër kjo 7.6 % më e ulët krahasuar me tetorin e vitit 2025. Goditjen kryesore në këtë bilanc e ka dhënë rënia e ndjeshme e vizitorëve të huaj. Gjatë tetorit, vendin tonë e kanë vizituar rreth 796 mijë vizitorë të huaj, çka përfaqëson një tkurrje prej 12.5 % në raport me një vit më parë që ishin rreth 909 mijë. Edhe hyrjet e shtetasve shqiptarë kanë shënuar një rënie të lehtë prej 0.9 %, duke zbritur në 662 mijë lëvizje. Por pavarësisht kthesës rënëse...