Ditëlindja i kthehet në tragjedi, humb jetën në aksident prezantuesja e njohur
Prezantuesja e njohur televizive në Azerbajxhan, Ada Suleyman ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor. Ngjarja tragjike ndodhi pak orë pasi prezantuesja kishte festuar 31-vjetorin e saj të lindjes. Suleyman po udhëtonte me mikun e saj të ngushtë, Anar Karimov, kur makina e tyre u përplas me shpejtësi të madhe në pjesën e pasme të një kamioni. Ndërsa aksidenti ndodhi në orët e para të së hënës, më 23 nëntor, ku mbetën të vdekur prezantuesja e ARB TV dhe miku i saj. Raportime nga Azerbajxhani bëjnë me dije se Suleyman kishte njoftuar një shofer që ta dërgonte në shtëpi. Mirëpo, miku i saj, Karimov kishte këmbëngulur që ta ngiste vetë makinën, duke çuar më pas në këtë tragjedi. Ende nuk është...
Burimi:
javanews.al