U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli paraqitet për të dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli paraqitet për të dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës

Erjon Vishkulli TIRANË- Erjon Vishkulli, i cili mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së 24 tetorit, është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës. Më 20 nëntor, Prokuroria i dërgoi të riut një fletëthirrje, ku i kërkoi të paraqitej para grupit hetimor për të dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen. Vishkulli u rikthye në Shqipëri pak ditë më parë, pasi kreu disa ndërhyrje kirurgjikale në Itali.  28-vjeçari Erjon Vishkulli mbeti i plagosur gjatë protestës së 24 tetorit. I riu nga Elbasani mbeti i plagosur në sy gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe policisë në sheshin 'Skënderbej' në Tiranë. Vishkulli iu nënshtrua një operacioni në sy, ndërsa më pas u transportua drejt Italisë për mjekim më të specializuar. Plagosja e tij gjatë protestës është nën hetim dhe...