Tolerancë zero ndaj abuzimeve, Sula: 22 mijë nga 35 mijë inspektimet vjetore kryhen në doganën e Hanit të Hotit

Tolerancë zero ndaj abuzimeve, Sula: 22 mijë nga 35 mijë inspektimet vjetore kryhen në doganën e Hanit të Hotit

Kreu i Inspektoratit të Përgjithshëm, Dash Sula, zhvilloi një takim me inspektoratet në Shkodër, ku paralajmëroi masa të rrepta ndaj abuzimeve, veçanërisht në fushën e sigurisë ushqimore. Sipas Sulës, Shkodra ka një nga pikat më të rëndësishme doganore, atë të Hanit të Hotit, ku përqendrohet një pjesë e konsiderueshme e kontrolleve. Nga 35 mijë inspektime që kryhen në vit në pikat doganore, rreth 22-23 mijë realizohen pikërisht në këtë doganë. “Nga 35 mijë inspektime të cilat realizohen në pikat doganore të Shqipërisë, 22 mijë deri në 23 mijë në vit janë realizuar pikërisht në doganën e Hanit të Hotit”, tha Sula. Kreu i Inspektoratit të Përgjithshëm pranoi se situata nuk është e kënaqshme dhe kërkoi që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të zbatojë tolerancë zero ndaj...