Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Nuk isha në gjendje…

Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Nuk isha në gjendje…

28-vjeçari Erjon Vishkulli, i cili u plagos gjatë protestës të 24 tetorit në Tiranë, ka dhënë deklarimet e tij në Prokurorinë e Tiranës, ku është marrë në pyetje për rreth dy orë lidhur me ngjarjen. Pas daljes nga prokuroria, Vishkulli u shpreh se pyetjet e prokurorëve kishin të bënin kryesisht me rrethanat dhe mënyrën se si ndodhi plagosja. Ai theksoi se kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe drejtësi. “Unë kërkoj drejtësi, nuk kërkoj as mëshirë, asgjë tjetër. Kërkoj drejtësi dhe çfarëdo që të ndodhë, të shkojë në vendin e vet”, deklaroi 28-vjeçari. I pyetur për gjendjen shëndetësore, ai tha se ende nuk ka asgjë konkrete, ndërsa vijon të ketë probleme me shikimin dhe dhimbje. Sa i përket identifikimit të punonjësit të Policisë që e...