Gjobat ndaj protestuesve, Policia dërgon në Gjykatën Administrative kërkesat për lëshim urdhri ekzekutiv

Gjobat ndaj protestuesve, Policia dërgon në Gjykatën Administrative kërkesat për lëshim urdhri ekzekutiv

Policia e Tiranës ka dërguar në Gjykatën Administrative kërkesat për lëshim urdhri ekzekutiv për gjobat e vendosura ndaj protestuesve, që kanë qenë pjesë e tubimeve të dhunshme në kryeqytet. Policia kërkon që përmes kërkesave në Gjykatë, gjobat të kthehen në titull ekzekutiv dhe më pas është përmbarimi që ekzekuton shlyerjen e tyre. Në protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë, deri më tani janë vendosur mbi 100 gjoba.