Erjon Vishkulli del pas një ore nga Prokuroria: Drejtësia duhet ta zbardhë plagosjen

Erjon Vishkulli del pas një ore nga Prokuroria: Drejtësia duhet ta zbardhë plagosjen

Erjon Vishkulli ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Tiranës, ku u mor në pyetje në lidhje me plagosjen e tij, gjatë protestës së 24 tetorit. Në dalje ai foli për mediat, duke thënë se i takon drejtësisë që ta zbardhë të gjithë ngjarjen. Ai tha se në protestën e paralajmëruar më 28 nëntor, nuk e di a do të marrë pjesë pasi e gjitha varet nga gjendja e tij shëndetësore. “Unë kërkoj drejtësi. I takon drejtësisë, ata duhet ta zbardhin. Mesazhi im është që Shqipëria është e jona, e të gjithëve. Në protestë nuk e di a do të dal, do varet nga gjendja ime. Unë vijon edne kontrollet dhe aty brenda do ma mbanin më shumë po e panë që nuk isha në...