No Image Available

Meta hap “kutinë e pandorës”! Kërkon kushtetutë të re, qeveri teknike dhe president nga populli

Ilir Meta kërkon të ndryshohet Kushtetuta dhe të përmbyset mënyra si funksionon politika shqiptare. Kreu i Partisë së Lirisë ka dalë me katër propozime që, sipas tij, mund t’i japin fund asaj që e quan “regjimi i arbitraritetit ekstrem”. Meta kërkon rikthimin te Kushtetuta përpara ndryshimeve të vitit 2008, lista 100% të hapura për deputetët dhe këshilltarët bashkiakë, si dhe një qeveri teknike të sanksionuar në Kushtetutë përpara çdo procesi zgjedhor. Në listën e propozimeve përfshihet edhe zgjedhja e Presidentit të Republikës drejtpërdrejt nga populli. Në një reagim në Facebook, Meta i lidh ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 me atë që e konsideron përqendrimin e pushtetit dhe krizën politike në vend. Ai pretendon se ky sistem ka detyruar mbi një milion shqiptarë të largohen nga...