Alarm nga ambasadori amerikan: Provat e SPAK-ut mund të zhduken brenda pak ditësh

Alarm nga ambasadori amerikan: Provat e SPAK-ut mund të zhduken brenda pak ditësh

Ambasadori amerikan në Tiranë, Eric Wendt, paralajmëroi se disa nga provat që i duhen SPAK-ut për të hetuar korrupsionin dhe krimin e organizuar ruhen në serverë në Shtetet e Bashkuara dhe mund të zhduken brenda pak ditësh. Ai u kërkoi hetuesve shqiptarë të kërkojnë në kohë ruajtjen e këtyre të dhënave, sepse nga ky hap mund të varet fati i një çështjeje kur ajo të mbërrijë në gjykatë. Wendt foli më 24 nëntor në ambientet e SPAK-ut, ku u takua me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, dhe kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta. Në fjalën që Ambasada Amerikane bëri publike një ditë më pas, ai shpjegoi se gjurmët e një krimi të kryer në Shqipëri mund të gjenden në një email,...