Fraksioni i dosjes Veliaj/ Biznesmeni Elman Abule dënohet me burg për pastrim parash…
Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për një fraksion të dosjes “Veliaj”, i cili u shqyrtua me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Biznesmeni Elman Abule është dënuar me 7 vite burg për pastrim parash, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij është ulur në 4 vite e 8 muaj burg. Sipas SPAK, përmes kompanisë “Rametal”, në pronësi të Abules, janë qarkulluar para drejt subjekteve të lidhura me Ajola Xoxën. Edhe shoqëria “Rametal” SHPK është dënuar, me një gjobë prej 18 milionë lekësh, e cila pas reduktimit për shkak të gjykimit të shkurtuar zbret në 12 milionë lekë. Pagesa duhet të kryhet brenda gjashtë muajve. Në të njëjtën çështje, GJKKO ka shpallur të pafajshëm biznesmenin Fatmir Bektashi dhe shoqërinë “Kontakt” SHPK. Ky fraksion...
Burimi:
ntv.al