STUHI E FORTË NË KUKËS! Rrugët mbulohen nga uji, gurët bien në akset malore
Kukësi është përfshirë nga moti i keq këtë mesditë, me reshje intensive shiu dhe erë të fortë që prej rreth dy orësh. Situata ka sjellë probleme në disa zona të qytetit dhe në njësitë administrative përreth. Reshjet e dendura kanë shkaktuar grumbullim të ujit në rrugët rurale dhe në lagje të ndryshme të qytetit, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Probleme raportohen edhe në akset malore, ku ekziston rreziku i rënies së gurëve dhe rrëshqitjes së dherave. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në Qafë Shllak, Bushtricë, Shishtavec, Valbonë dhe Qafë Morinë, ku raportohen prezencë uji dhe gurë në rrugë. Moti i keq rikthen shqetësimin për infrastrukturën në këtë zonë. Vetëm një javë më parë, era e fortë dhe rritja e...
Burimi:
ntv.al