No Image Available

Këmba e dëmtuar “nxjerr” Veliajn nga burgu? Përplasje e fortë në studion e “Skenë Krimi”

Këmba e dëmtuar e Veliajt mund t’i ndryshojë masën e sigurisë? Kjo ishte pyetja në fokus të diskutimit në emisionin “Skenë Krimi”, ku u analizua kërkesa e kryebashkiakut të pezulluar të Tiranës për trajtimin e problemit shëndetësor. Moderatori ngriti pretendimin e mbrojtjes se trajtimi ishte vonuar rreth dy javë. Në diskutim u përmend edhe kërkesa për ndërhyrje në një spital privat, si dhe mundësia e trajtimit në Spitalin Memorial të Fierit, të cilën Veliaj, sipas informacionit të paraqitur në studio, nuk e kishte pranuar. I ftuari Ervin Karanxha iu referua ligjit për trajtimin e të burgosurve, duke theksuar se ata kanë të drejtën e kujdesit shëndetësor dhe mundësinë për t’u vizituar nga një mjek apo institucion shëndetësor i zgjedhur, me shpenzimet e tyre. Sa i...