U lirua nga Apeli, zhduket Vinçesk Piroli. Prokuroria kërkon arrestimin e tij për vrasjen e Frrok Gjinit
Nga Elton Qyno - Syri.net Policia ka shpallur në kërkim Vinçesk Pirolin, në kuadër të hetimeve për vrasjen e ish-efektivit të policisë, Frrok Lleshi. Ky zhvillim vjen vetëm pak ditë pasi Piroli u lirua nga qelia me vendim të Gjykatës së Apelit, e cila i ndryshoi masën e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie. Piroli ishte arrestuar më 11 tetor, së bashku me Kristian Ymerin dhe Elden Tarjan, në kuadër të operacionit policor “Detajet”, pasi dyshohej se po përgatitej një atentat në zonën e Lezhës. Gjatë operacionit, policia sekuestroi tri armë zjarri, municion luftarak dhe një motomjet të vjedhur në Suedi. Më 19 nëntor, Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë për Pirolin, duke e kaluar nga arresti në burg në arrest shtëpie....
Burimi:
syri.net