GJKKO shtyu për sot vendimin ndaj tij, Elman Abule paraqitet në gjykatën e posaçme

GJKKO shtyu për sot vendimin ndaj tij, Elman Abule paraqitet në gjykatën e posaçme

Elman Abule është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku pritet të shpallet vendimi për fraksionin e dosjes “Veliaj”. Abule është i pandehur në këtë çështje dhe akuzohet nga SPAK për pastrim parash përmes kompanisë së tij “Rametal”. Gjykata e Posaçme pritej të shpallte vendimin ditën e djeshme, në orën 15:30, por seanca u shty për ditën e sotme. Për Elman Abulen, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 4 vite e 8 muaj burg, pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar.