Qeveria nxjerr spitalet publike në treg/ Ndryshon ligji, spitalet e shtetit menaxhohen nga privatët

Qeveria nxjerr spitalet publike në treg/ Ndryshon ligji, spitalet e shtetit menaxhohen nga privatët

foto ilustruese TIRANË- Qeveria u hap rrugën kompanive private për të marrë në dorë administrimin dhe konsulencën e spitaleve publike në vend, ndërsa pajisjet dhe sallat shtetërore do të vihen në dispozicion të privatit kundrejt pagesës.  Ky është thelbi i projektligjit të ri për "Autonominë Spitalore" të depozituar në Kuvend nga deputeti socialist Asfloral Haxhiu, i cili u jep spitaleve publike kompetenca të plota tregtare – si blerëse të menaxhimit privat dhe si shitëse të shërbimeve e kapaciteteve shtetërore. Ky ndryshim rrënjësor ishte paralajmëruar prej kohësh nga kryeministri Edi Rama. Gjatë një takimi me mjekët në Lezhë, dy vjet më parë Rama zbuloi se qeveria po diskutonte me dy grupe të mëdha ndërkombëtare për të hyrë në marrëdhënie menaxhimi për QSUT-në dhe madje hodhi idenë...