FOTO/ Monika Lubonja thirrje qytetarëve para protestës së 28 Nëntorit: Mos plagosni simbolet që na bashkojnë
Drejtoresha e Qendrës së Realizimit të Veprave të Artit pranë Bashkisë së Tiranës, Monika Lubonja i bëri thirrje qytetarëve që qytetarët që të mos dëmtojnë monumentet e figurave historike në Tiranë. Thirrja e Lubonjës vjen në prag të festave të nëntorit pasi më datë 28 ditën e shtunë pritet të mbahet protestë mbarëkombëtare në kryeqytet. Postimi i plotë Në prag të festave të Nëntorit, kur zemra duhet të na kthehet te historia, te sakrificat dhe te njerëzit që i dhanë këtij vendi emër, pavarësi dhe dinjitet, është e dhimbshme të shohësh pamje të tilla. Përpara shtatoreve të Ismail Qemalit dhe Skënderbeut duhet të qëndrojmë me respekt, mirënjohje dhe krenari. Jo sepse ata ishin të pagabueshëm, por sepse historia e këtij kombi dhe rruga drejt lirisë...
Burimi:
kohajone.com